E para herë që Bashkia e Elbasanit, jep ”Çertifikatë Mirënjohje”, për një fermer të thjeshtë. Kjo ndodhi në Njësinë Administrative të Shushicës. Procesi i “Buxhetimit me Pjesëmarrje” , ka vazhduar në këtë Njësi Administrative. Qindra banorë do të mblidheshin, për të diskutuar problematikat dhe përparësitë për vitin e ardhshëm. Nënkryetari i Bashkisë , Klevis Xhoxhi u prezantoi banorëve investimet e kryera nga ana e Bashkisë.
Elbasan/ Bashkia, ”Çertifikatë Mirënjohje”, për një fermer kontribues në blektori

Disa prej prioriteteve dolën nga procesi i buxhetimit, të një viti më parë. Diskutimi i tanishëm, ka patur si qëllim objektivat e investimeve për vitin e ardhshëm. Shqetësimi i qytetarëve, me këtë formë organizimi, përcillet në dikasteret përkatëse. Këto, për t’u shqyrtuar dhe më pas , për tu zgjidhur. Nënkryetari, Xhoxhi nderoi me ”Çertifikatë Mirënjohje” Z. Rexhep Çerri, një banor i kësaj Njësie. Motivacioni ishte, “Për kontribut të shquar në fushën e blegtorisë dhe ndihmesën e dhënë për zhvillimin e Njësisë Administrative Shushicë”.
Alfrida Danushi
17.10.2018