Elbasan , arrestohet oficeri i policisë gjyqësore. Uniformat blu kanë arrestuar një kolegun e tyre në Elbasan. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, i referohet një informacioni nga Sektori i “SHÇBA”. Sipas këtij të fundit arrestohet punonjësi i Policisë Gjyqësore, pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare”.
Elbasan, arrestohet oficeri i policisë gjyqësore….
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, arrestoi punonjësin e policisë A. Z., me detyrë, Oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Gramsh. Arrestimi u bë për shkak se dyshohet se i ka kërkuar dhe i ka marrë një qytetari, 50 mijë lekë. Këto, duke ushtruar presion se nëse nuk paguante do ta arrestonte.
Ngjarja në fjalë, sipas denoncimit të qytetarit ka ndodhur në ambientet e komisariatit. Shtetasi ka deklaruar se pas presionit për arrestim ai ka pranuar të paguajë shumën.
Pas verifikimeve të videos së publikuar, oficeri i Policisë Gjyqësore, A. Z., është vënë nën arrest nga SHÇBA.
Ndaj tij është ngritur akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
SHÇBA falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim në media.

Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi