Elbasan, 33 vjeçari rreh rëndë 60 vjeçarin. Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë një shtetas. Sipas burimit zyrtar, ai është E.S, 33 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan.
Elbasan, 33 vjeçari rreh rëndë 60 vjeçarin, arrestohet…
Arrestimi është kryer, pasi në lagjen “Aqif Pasha”, për motive të dobëta, është konflktuar me S.B., 60 vjeç, banues në Elbasan.
33 vjeçari e ka goditur me grushta dhe si pasojë i ka shkaktuar dëmtime të rënda. 60 vjeçari, është transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.
Ai akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi