Elbasan, 150 gjoba , 4 arrestime, shoferët “flasin” me vete.Kontrolle të pandërprera në të gjitha akset rrugore në qarkun e Elbasanit. Gjatë orëve të fundit Policia Rrugore ka evidentuar, proceduar dhe arrestuar 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.
Elbasan, 150 gjoba , 4 arrestime, shoferët “flasin” me vete
Kështu, janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues motomjetesh dhe 1 drejtues mjeti për drejtim mjeti pa patentë. Dy drejtues mjetesh janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy minorenë për drejtim mjeti dhe motomjeti pa patent Janë dërgar në OASH, 39 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejura. Për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Po ashtu, dhe për mos vendosje të rripit të sigurimit. Gjithashtu janë vendosur 150 masa administrative . 24 për mos vendosje të rriptit të sigurimit. 56 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 12 për shpejtësi tej normave të lejuara . Si dhe 11 për parakalime të gabuara dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme. Policia Rrugore e Elbasanit do intensifikojë kontrollet në të gjitha rrugët urbane e rurale. Këto, me qëllim evidentimin e shkelësve të Kodit Rrugor. Është duke marrë masa parandaluese ,për rritjen e sigurisë në rrugë. Policia fton qytetarët, që të denoncojnë çdo shkelje nga drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve duke garantuar reagim të shpejtë të shërbimeve të policisë.
Alfrida Danushi
19.07.2018