Ekzekutimi i Aleksandër Ndokës, vëllait të ish deputetit Arben Ndoka mund të ketë ndodhur rreth orës 22:30 minuta të së premtes (8 dhjetor 2017).
Këtë informacion e bëjnë me dije burime nga grupi hetimor që po merret me hetimin , ekzekutimi.
Ndërkohë policia njoftoi se kanë konstatuar në orën 04: 25 minuta (9 dhjetor) trupin e pajetë të 48 vjeçarit në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE.
Gjithashtu këto burime bëjnë me dije se familjarët kanë dëgjuar zhurmë por kanë menduar se kanë qenë fishekzjarre.
Në vendngjarje janë gjetur 14 gëzhoja kallashnikovi.
www.lajm-shqip.com