Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»SHQIPERI»Eksportimi i mbetjeve, shteti shqiptar fsheh të dhënat
Eksportimi i mbetjeve, shteti shqiptar fsheh të dhënat

Eksportimi i mbetjeve, shteti shqiptar fsheh të dhënat

9 vite më parë Komento

protesta lajm-shqipNë një nga portalet më të njohura online të gazetarisë investigative, “TOL”, u publikua një artikull, i cili raportonte eksportimin e disa mbetjeve të dëmshme që prej disa kohësh shteti italian kryen me vendin tonë. Ky shkrim raporton gjithashtu se është shkelur konventa ndërkombëtare dhe se organet ligjore shqiptare fshehin të dhëna. Ky artikull fillimisht u shfaq në “Prishtina Insight”. Puna e Guia Baggi-t, Lawrence Marzouk- ut, Lorelei Mihala-s, Remy Hersbach- it dhe Marjola Rukaj-t është realizuar me mbështetjen e “SCOOP”, një rrjet për gazetarët investigativë në Evropën Lindore dhe Juglindore. Mbetje të rrezikshme janë duke u importuar në Shqipëri, zbulon një hetim në botën e vrazhdë të eksporteve të mbeturinave. Mbeturinat toksike, duke përfshirë këtu bateri, ilaçe të skaduara, dhe mbetje të naftës, janë duke u importuar në Shqipëri nga Italia, pavarësisht gjendjes së dobët të industrisë së riciklimit në vendin tonë dhe ndalimit virtual të një veprimtarie të tillë. Një hetim në botën e tregtimit të mbeturinave, gjithashtu zbulon se biznesmenët italianë, disa prej të cilëve të lidhur më krimin e organizuar, operatorë të kumarit, dhe të tjerë të dënuar për krime financiare, janë përfshirë në tregun e mbeturinave në Shqipëri. Shqipëria ka ndaluar importimin e të gjitha llojeve të mbeturinave në vitin 2003, me përjashtim të atyre me leje të veçantë nga Këshilli të Ministrave. Por në vitin 2004, mes biznesmenit italian Manlio Cerroni dhe Shqipërisë u vendos një marrëveshje e re në tregun e mbeturi- Eksportimi i mbetjeve, shteti shqiptar fsheh të dhënat Investigimi/ Jehona e plehrave pushton mediat botërore. Raporti investigativ i tabloidit “TOL” zbulon shkeljen e konventave ndërkombëtare dhe fshehjen e të dhënave nave. Përmes një firme të tij, të quajtur “Albaniabeg Ambient”, Cerroni planifikoi të ndërtonte një kremetor në anën tjetër të Adriatikut, në mënyrë që të digjte mbeturinat italiane. Marrëveshja dështoi në vitin 2005, pasi kryeministri Sali Berisha hasi një kundërshtim të madh nga shoqëria. Por, disa vjet më vonë, vetë kryeministri Berisha iu soll rrotull eko-bizneseve më të rëndësishme italiane, në mënyrë që të siguronte bimët biomasa, turbinat e erës dhe investime të tjera të mëdha në Shqipëri. Në nëntor të vitit 2011, duke argumentuar se industria e riciklimit sapo ka lindur në Shqipëri dhe se ajo nuk mund të mbijetonte e vetme, qeveria e Berishës miratoi një projekt-ligj që lejonte importimin e mbeturinave që janë në përputhje me të ashtuquajturën “Lista jeshile”, e cila përmban 56 materiale. Pas një proteste nga ana e organizatave të shoqërisë civile, Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu premtoi se lista do të zvogëlonte numrin e llojeve të mbeturinave që do të pranohen, duke e reduktuar atë në 25 tipe të ndryshme. Dhjetëra firma italiane tashmë operojnë ligjërisht në Shqipëri, bazuar në një kërkim në regjistrin zyrtar shqiptar. Por, ekspertët e kësaj fushe paralajmërojnë se tregtarët ligjorë shpesh shërbejnë si fasadë për bizneset e paligjshme. Eksperti i mafias italiane dhe politikani Lorenzo Diana thotë se krimi i organizuar ka lëvizur në eksportin e paligjshëm të mbetjeve në Shqipëri, pasi policia është duke mbërthyer aktivitete të tjera të paligjshme. Lorenzo Diana që nga viti 1994, bën fushatë kundër mafias.
Shqipëria ‘zhduk’ mbetjet e Italisë
Importimi i plehrave ka vazhduar pavarësisht nga kufizimet e ndërkombëtare për vendet e zhvilluara
që eksportojnë mbeturina drejt fqinjëve të varfër.

Italia ka pasur disa suksese në ndalimin e eksporteve të paligjshme të mbetjeve në Shqipëri, por ekzistojnë dëshmi që thonë se mbeturinat toksike janë ende duke u marrë nga Italia për t’i sjellë pranë fqinjes së vet të dobët, Shqipërisë. Më 13 tetor të vitit 2010, oficerët e doganave italiane ngarkuan një anije në portin e Barit. Dokumentet për ngarkesën e 92 makinave larëse dhe 68 frigoriferëve, me vlerë 1.440 €, ishin të fragmentuara dhe të dyshimta. Këtë e tregoi Agjencia me dokumentet doganore. Pas një inspektimi, njësia e policisë italiane të ekokrimeve u thirr dhe nisi një hetim për të parë nëse kjo ishte një përpjekje ilegale për të importuar mbetje elektronike në Shqipëri, siç ishte pohuar. Hetimi vazhdon ende, ndërkohë që mallrat janë shkatërruar. Në korrik të këtij viti, pasi doganat italiane ndaluan një automjet në portin e Barit, një automjet, i cili mbante rroba të pista pa leje eksporti, një tjetër hetim nisi mbi eksportet e mbeturinave të paligjshme nga Italia në Shqipëri. Ky importim i plehrave ka vazhduar pavarësisht nga kufizimet e ndërkombëtare për vendet e zhvilluara që eksportojnë mbeturina drejt fqin jëve të varfër. Pjesa më e madhe e materialeve të rrezikshme duket se kanë qenë të eksportuara nën një konventë pak i njohur, të quajtur “Marpol”, e cila lejon që anijet të shkarkojnë mbeturina të prodhuara gjatë rrugës. Këshilli i Ministrave të Shqipërisë dhe Ministria e Mjedisit nuk kanë ofruar asnjë dëshmi që tregon se këto eksporte janë aprovuar. Kjo gjë na sugjeron se, sipas ligjit shqiptar, këto dërgesa mund të kenë qenë të paligjshme. Instituti Italian ka refuzuar të japë të dhëna për vitin 2009, pavarësisht konfirmimit se ka mbledhur mjaftueshëm të dhëna. Të dhënat tregojnë se në vitin 2007, pothuajse 2.500 ton e naftës Bilge u lirua nga Italia në Shqipëri. Rajoni Lazio dërgoi gjithashtu mbetje të ndërtimit dhe mbeturina nga tregjet ushqimore në Shqipëri. Në vitin 2009, rajoni Campania eksportoi në Shqipëri dy ton mbeturina dhe llak boje që përmbajnë tretës organik apo substanca të tjera të rrezikshme, 200 kilogramë pajisjeve elektronike të rrezikshme, një ton e gjysmë e baterive, 50 kilogram tuba fluoreshente dhe materiale të tjera që përmbajnë Mërkur, dhe 1.500 ton e naftës Bilge.
Injorohet traktati
Konventa e Bazelit mbi eksportin dhe asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme hyri në fuqi në vitin 1992 në një përpjekje për të ndaluar që vendet e zhvilluara të hidhnin mbeturina të rrezikshme në vendet në zhvillim. Si nënshkruese të Konventës, Italia dhe Shqipëria janë të detyruara të paraqesin informacion për të gjitha lëvizjet ndërkufitare të mbeturinave të rrezikshme për sekretariatin e Konventës, e cila është pjesë e Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja pasoi me një seri skandalesh mjedisore, e cila i dha jetë frazës “kolonializmi toksik.” Këto përfshinin incidentin e ndodhur në vitin 1988, ku pesë anije transportonin 8.000 fuçi mbetjesh të rrezikshme nga Italia për në qytetin e vogël të Kokos në Nigeri në këmbim të 100$ qira në muaj për tokën bujqësore. Sekretariati i Konventës së Bazelit tha se ishte në dijeni të problemit, por deklaroi gjithashtu se nuk kishte asnjë mjet që vërtetonte shkeljen e ligjit, në mënyrë që të ndëshkohen fajtorët. “Mandati ynë është për të marrë raporte nga pikat zyrtaren të secilës prej palëve”,- tha një zëdhënës. “Ne nuk kemi mjete për të evidentuar nëse të dhënat mungojnë ose jo”,- shtoi ajo. Një konferencë e OKB-së në Konventën e Bazelit në nëntor 2011 vuri në dukje se “niveli i raportimit ka filluar të ketë rënie.” Një raport i paraqitur në konferencë tha se 65 prej 166 shteteve anëtare nuk kanë dhënë asnjë informacion për vitin 2006, 70 vende të tjera kanë dhënë një raportim të paplotë dhe të vonuar, ndërkohë që vetëm pesë vende kanë raportuar plotësisht dhe në kohë. Roberto Ferrigno, një nga themeluesit e “Greenpeace Italy”, tani një konsulent për mjedisin në disa kompani në Itali dhe në Evropë, tha se konventa duhet të kishte bllokuar eksportet nga vendet e pasura drejt atyre në zhvillim.
Vaji i shkarkuar në Durrës
Mijëra tonë vaji të përziera me një lëndë të rrezikshme të naftës dhe ujit që mbledhin anijet gjatë lundrimit janë eksportuar në Shqipëri. Ndërkohë që anijet janë lejuar të shkarkohen në këtë port, ekspertët kanë arritur të llogarisin sasinë e hedhur. Lista zyrtare e autoriteteve italiane tregon se burimi i shumë mbetjeve ishte Tirrenia di Navigazione, një kompani që ka tragete udhëtimi nga Bari në Durrës. Sipas Konventës së Bazelit, mbeturinat janë konsideruar si pjesë e “operacioneve normale të një anijeje” së cilës i lejohet të shkarkojë mbeturina të tilla. Gjithsesi, pyetja se çfarë mund të quajmë “operacione normale të një anijeje”, mbetet. Pavarësisht nga defektet ligjore, një zyrtar i marinës detare të OKB-së deklaron se sasia e naftës Bilge që kompania ka deklaruar se ka eksportuar në Shqipëri është e “paarsyeshme” dhe shumë e lartë, gjë që tregon se ajo sasi nuk mund të jetë prodhuar nga anija në një rrugë të vetme. Gjatë dy viteve, firma ka eksportuar më shumë se 5.000 ton naftë Bilge në Shqipëri. “Unë diskutova me kolegun tim dhe ai mendon gjithashtu se kjo nuk është një shifër e arsyeshme,” tha një zyrtar i “Rempec” në kushte anonimiteti. Megjithatë nuk ka tragete të tjera që janë raportuar si eksportuese, që veprojnë në rrugë në mes të Italisë dhe Shqipërisë me naftën Bilge. Burimet në Tirrenia të quajtura “Tirrenia Compagnia Italiana di Navigazione”, deklaruan se nuk kishte asgjë të pazakontë në lidhje me sasitë e deklaruara. “Kjo mund të duket e tepruar, por për mua 2.500 ton në vit është në të vërtetë janë shumë pak,” tha një burim i kësaj kompanie
30.10.2012
Burimi: Gazeta Shekulli

aktualitet albanian news balkanweb gazeta gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema ikub.al importi i plehrave lajm i fundit lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme nga bota lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme vendi lajmeshqip lajmet e fundit lajmet e fundit nga shqiperia lajmi me te rejat nga vendi plehrat protesta shteti te dhenat te fundit nga vendi 9 vite më parë
admin
Etiketime aktualitet albanian news balkanweb gazeta gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema ikub.al importi i plehrave lajm i fundit lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme nga bota lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme vendi lajmeshqip lajmet e fundit lajmet e fundit nga shqiperia lajmi me te rejat nga vendi plehrat protesta shteti te dhenat te fundit nga vendi
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Britney Spears, në një formë të shkëlqyer (FOTO)

Pasardhëse

Martesa ju bën të lumtur

Të Ngjashme

Xhaxhai var nipin në pemë dhe e poston në facebook, ma kishte sjellë…

Xhaxhai var nipin në pemë dhe e poston në facebook, ma kishte sjellë…

Klajdi Thaci 4 vite më parë
I dehur dhe me shpejtësi, kapet 49-vjecari nga…

I dehur dhe me shpejtësi, kapet 49-vjecari nga…

admin 3 vite më parë
Flet e dashura e 25-vjeçarit që plagosi prindërit me thikë: Unë u përpoqa…

Flet e dashura e 25-vjeçarit që plagosi prindërit me thikë: Unë u përpoqa…

Elda Bani 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com