Një mbledhjeje urgjente është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, ku në qendër të saj, kryefjalë ka pasur espertizën e Konstandino Kacifas.
Në mbledhje me grupin e hetimit që po zbardh ngjarjen e Bularatit, merrnin pjesë edhe dy nga zyrtarët e mjekësisë ligjore.
Ekspertiza e Kacifas, prokurorët “urdhër” ekspertëve

Mësohet se, prokurorët e Krimeve të Rënda ju caktuan afat mjekëve ligjorë për të mbyllur sa më shpejt ekspertizën.
Pas përfundimit të së cilës akuza do të lëshojë edhe lejen e ceremonisë së varrimit.
Trupi i Kacifës u soll në Tiranë, pas qëndrimit të prindërve të tij që hedhin dyshime për mënyrën si u qëllua.
Prokuroria ka të administruar raportin e shërbimit të forcave RENEA ku shpjegohen të gjitha fazat e këtij aksioni për kapjen e Kacifës, i cili u vra gjate shkëmbimit me armë zjarri.
Ekspertizë pranë policisë shkencore po kryhet edhe për armën tip kallashnikov me dylbi të përdorur nga 35-vjeçari.
Sara Mustafa
01.11.2018