Efektet e rritjes së çmimit të naftës në Tiranë
Çmimet e karburanteve kanë shënuar një rritje me rreth 5 lekë për litër ditët e fundit, duke kaluar sërish mbi 170 lekë për litër.
Të ngjashme mund të lexoni:
Rritet çmimi i naftës, arrin 60 dollarë/fuçia
Tatimet u kërkojnë bizneseve të deklarojnë pagat reale të punonjësve*/
Në pikat e tregtimit të Kastrati, një litër naftë tregtohet aktualisht me 172 lekë, nga 167 lekë që ishte më parë. Një litër benzinë shitej me 173 lekë, nga 168 lekë.
Edhe Eida e ka shtrenjtuar naftën dhe benzinën po me pesë lekë për litër, përkatësisht në 171 dhe 172 lekë.
Në pikat e tregtimit të Bolv Oil dhe Gega, karburanti tregtohet me rreth 168-170 lekë për litër. GULF dhe Alpet e kishin shtrenjtuan naftën që disa javë më parë në 173-175 lekë për litër.
Rritet çmimi i naftës, arsyet:
Së pari, tarifa e rilicencimit të pikave të karburantit, përkatësisht 3 milionë lekë për pikat e tregtimit në kryeqytet dhe 1 milion lekë në rrethe.
Për Tiranën kjo tarifë filloi të mblidhej nga Bashkia pak javë më parë, në muajin shtator.
Tregtuesit paralajmëruan se ajo do të reflektohej në çmim, teksa është një tarifë që do paguhet nga konsumatori fundor.
Tregtuesit thanë se qëllimi i tarifës është thjesht të mbulojë shpenzimet administrative. Kjo rezultoi jashtëzakonisht e lartë dhe si rrjedhojë ata e reflektuan në çmim.
Arsyeja e dytë lidhet me bursat ndërkombëtare. Nafta ka arritur në nivelet më të larta që nga qershori i vitit 2015. Treguesi i naftës europiane, Brent, tregtohej në fund të javës me gati 63 dollarë për fuçi.
Shqipëria renditen ndër vendet me çmimet më të larta në naftës në rajon dhe Europë, si rrjedhojë e barrës së lartë të taksave që rëndojnë mbi të. Rreth 63% të çmimit të naftës e përbëjnë taksat.
Sipas të dhënave të Global Price Petrol, të përditësuara në 30 tetor, Shqipëria renditej e 27-a në botë për sa i përket vendeve me çmime më të larta të benzinës.
5.11.2017