Deputeti Eduart Shalsi do të jetë koordinator për fushatën zgjedhore në qarkun e Elbasanit. Prezantimi i Shalsit në këtë post u bë gjatë vizitës që kryesocialisti Edi Rama dhe grupi i punës së programit për shëndetësinë, bënë sot në Elbasan, ku mbyllën edhe aktivitetin e komunikimit intensiv për çështjet e shëndetësisë në vend.
Aktualisht Shalsi mban postin e nënkryetarit të grupit parlamentar të partisë Socialiste.
17.02.2013
Burimi: Gazeta Shqip