Kryeministri Edi Rama ka gjetur mënyrën e tij për t’iu kundërpërgjigjur dorëheqjes së disa mjekëve të Urgjencës në QSUT. Ata refuzuan të vazhdonin punonin në kushtet e mungesës së medikamenteve, shtretërve, ngarkesës së madhe.
Rama u ka uruar mirëmëngjesin sot qytetarëve duke u dëftuar se Urgjenca ka me dhjetra mjekë që po punojnë aktuliasht në terren, në zonat e përmbytura, atje ku ndodhen të evakuuarit.
Postimi i Edi Ramës:
Me këto pamje nga puna e pandërprerë e ekipeve të mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore në qendrat e evakuimit dhe shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Vlorë.
Ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama.
MIRËMËNGJES ?dhe me këto pamje nga puna e pandërprerë e ekipeve të mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore në qendrat e evakuimit dhe shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë?
Publié par Edi Rama sur mercredi 6 décembre 2017
www.lajm-shqip.com