Edi Ramës i “plotësohet dëshira” për dekretimin e Sandër Lleshit.
Protesta e ditës së sotme, nuk e ka ndalur votimin për dekretimin e ministrit të Brendshëm.
Sandër Leshi me 77 vota pro ka marrë zyrtarisht postin e ministrit të Brendshëm.
Ai duhet të kryej edhe një procedurë të fundit ligjore, atë të betimit pranë Presidentit të Republikës.
Edi Ramës i “plotësohet dëshira”, Sandër Lleshi zyrtarisht ministër i..

Parlamenti emëroi Lleshin si ministër në orët e pasdites me votat e deputetëve socialistë.
Po në këtë seancë, me 77 vota u shkarkua Fatmir Xhafaj nga ky post.
Miratimi nga Parlamenti vjen pas dekretimit nga ana e Presidentit të Republikës, Meta, i cili fillimisht i hoqi gradën e Gjeneralit të Forcave të Armatosura.
Sara Mustafa
22.11.2018