Në një intervistë të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, u folën për tentativat për bindjen e Tsiprasin për çështjen çame.
Kryeministri ka komentuar negociatat Bushati-Kotzias për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve.
Ai theksoi se Shqipëria dhe Greqia janë drejt nënshkrimit të një partneriteti strategjik.
Marrëveshjet, tha Rama, do nënshkruhen në pranverë kur ai të takojë homologun e tij grek, Tsipras.
“Ka dakordësi që nga Ligji absurd i Luftës deri tek çështje që kanë të bëjnë me jetësimin maksimal të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procedura që kanë qenë pengesë e rëndë për ta”, u shpreh Rama.
Edi Rama: Ja tentativat për të bindur Tsiprasin për çështjen çame.
Rama tha gjithashtu se gjatë saimitit të Davos në Zvicër do takohet me kryeministrin Aleksis Tsipras.
Për çfarë është rënë dakord nga negociatat mes Bushatit dhe Kotzias?
Që nga Ligji absurd i Luftës deri tek çështje që kanë të bëjnë me jetësimin maksimal të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procedura që kanë qenë pengesë e rëndë për ta.
Thatë që shpresoni të hiqet ligji i luftës, një nga çështjet është ajo e pronave, ka një dekret mbretëror. Do kalojë në Kuvend?
Do kalojë në procedurat ligjore të shtetit fqinj dhe do jetë një dokument që do t’i mbetet historisë dhe jo një ligj në fuqi që na ka penguar të shkruajmë historinë e re.
Do ketë një traktat miqësie?
Synimi është të nënshkruajmë një dokument të partneritetit strategjik.
Të gjitha çështjet që për ne kanë pasur rëndësi dhe u bënë një periudhë e nxehtë mes nesh dhe palës greke janë në tavolinë dhe po negociohen për të gjetur një zgjidhje përfundimtare.
E shkuara na ka mësuar se këto çështje për arsye të caktuara, kthehen në problem mes vendeve, mes shteteve, në problem i panevojshëm.
Kur do nënshkruhen? Gjatë takimit tuaj me Tsipras?
Do të takohem në ditët në vijim me kryeministrin Tsipras, pasi do jemi në Davos.
Mbetet një fazë tjetër e saktësimit të elementëve që kanë të bëjnë me marrëveshjen e arritur në linja të gjëra me pas detajohet në dokumente që do të marrin vlerë qoftë ligjore qoftë edhe përsa i përket asaj që thashë të një platforme të re të partneritetit strategjik.
Do kalojë ligji në Kuvend?
Jemi në një proces, të gjitha çështjet janë në tavolinë, që nga ligji absurd i luftës, deri në çështjet që kanë të bëjnë me lehtësimin maksimal të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procedura që kanë qenë pengesë për ta. Do kalojë në procedurat ligjore të shtetit fqinj dhe do jetë një dokument që i mbetet historisë dhe jo një ligj në fuqi që na ka penguar të rishkruajmë një histori të re.
Një efekt i këtij dekreti është çështja çame …
E duam Greqinë një partner strategjik, sepse e shohim rrugën e të ardhmes të lidhur ngushtë.
Aleatët strategjikë janë SHBA dhe BE, ndërsa partnerët strategjikë kanë të bëjnë me shkëmbim të zhvillimit ekonomik.
Ne kemi partneritet strategjik dhe me Francën, SHBA. Djalli fle në detaje, për marrëveshjen me Greqinë, atë që u anulua nga Gjykata Kushtetuese, marrëveshja e detit. Do jemi në të njëjtin nivel si më parë, apo Shqipëria rikuperon terrorit?
Nëse do mbeteshim në atë nivel nuk dihet çfarë do ishim duke negociuar. Kemi bërë përgatitje shumë serioze për këtë ditë.
Kemi studiuar me shumë imtësi të gjitha aspektet e kësaj marrëveshjeje. Në atë kohë ne dëshiruam të qëndronim larg politizimit, sepse mund të na çonte në një situatë me shumë rrezik nga pikëpamja e një fryme nacionaliste brenda vendit dhe preferuam t’i drejtohemi Kushtetueses.
U ulëm në tryezë me një përgatitje shumë serioze, edhe seriozitet i palës greke do jetë një konstante deri në fund.
Po t’i referohemi vendimit të gjykatës, palët për çfarë kanë rënë dakord?
Më mirëkuptoni, që të mos jem specifik pasi është shumë e rëndësishme të respektojmë negociatat dhe ata që janë në tavolinë, duke kryer këto negociata.
Duke pasur parasysh potencialin që çdo fjali e thënë jashtë kohe mund të dëmtojë procesin, ju lutem të prisni deri në fillim të pranverës.
Për ta lubrifikuar këtë negociatë, ka pasur ndërhyrje, sugjerime nga kompani shumë të mëdha të industrisë së naftës, që presin të zgjidhet konflikti …
Është një zonë ku mendohet se ka një pasuri të konsiderueshme dhe e mbetur në gjendje të ngrirë mbetet një pasuri që popujt nuk mund ta vënë në shfrytëzim. Gjuha e arsyes po forcohet dita-ditës dhe paragjykimet e ardhura si rezultat i mosthellimit në proces po fashiten.
Me këto kompani gjigante të negociohet në bllok?
Nuk kemi hyrë në këtë element, sepse duhet të siguroheshim të bisedonim. Disa nga këto tema që ne po diskutojmë kanë qenë tema për të cilat nuk diskutohej. Mund të përmendej nga njëra palë sa për të larë gojën, dhe pastaj gjëja mbetej në analet e takimeve formale, por nuk shtjellohej. Progresi ka ardhur si rezultat i qëndrimit këmbëngulës nga ana jonë për të afirmuar të drejtën e barazisë.
Jeni shumë refuzues për të dhënë detaje …
Detajet do të ishin të tepërta në këtë moment se për sa kohë nuk ka një gjë të shkruar dhe firmosur … është proces diskutimi, nuk është e lehtë. Na është dashur një periudhë e vështirë.
Kalojmë në Maqedoni, si e komentoni refuzimin nga Ivanov të ligjit për gjuhën shqipe?
Nuk jam i surprizuar. Do ishte surprizë nëse do e kishte dekretuar. Por kjo nuk e pengon ligjin të bëhet ligj.
Moska ju akuzoi për paternalizëm, për platformën e Tiranës…
Jam krenar kur akuzohem se mbroj interesat e shqiptarëve. Nga ana tjetër qëndrimi ynë është shumë i qartë. Nuk kemi asnjë lloj axhende të fshehtë, është publike, pozicionet tona kanë qenë pa ekuivok, edhe kur kanë krijuar temperaturë të lartë me fqinjët, sepse ne kemi qenë të vendosur t’i japim politikës së jashtme një politikë të re, dinjitetin pavarësisht nëse jemi një vend i vogël, apo një vend i varfër, se në tryezë është i barabartë mes të barabartëve.
Marrëdhëniet rajonale janë si enët komunikuese, gjatë bisedimeve me Athinën a janë diskutuar lëvizjet e mundshme të njohjes së Kosovës?
Nuk ka asnjë bisedim me askënd ku Kosova nuk është në diskutim, ku unë jam i pranishëm apo ministri i Jashtëm.
Pra ka qenë pjesë e diskutimit Bushati-Kotzias?
Jo nuk ka lidhje. Fakti që nuk e kanë njohur Kosovën lidhet me problemet që ata kanë. Sot jetojmë në një botë ku sigurua është problem i madh për të gjithë. Nëse duam një rajon më të sigurt, Kosova duhet njohur nga të gjithë.
Vrasja e Ivanoviç, sa do ndikojë në bisedimet shqiptaro-serbe?
Nëse do përdorej si alibi për bllokimin e bisedimeve mund të ndikonte. Mesa shoh jo vetëm që nuk duket të ndikojë për keq, por mund të ndikojë për mirë. Reagimi i Serbisë ka qenë korrekt.
Mendoni se siç ndodhi në Maqedoni, me trazirat në parlament, ose ngjarjet në Mal të Zi, do ndodhë dhe pas vrasjes së Ivanoviç?
Do të ishte ekzagjerim i paarsyeshëm të thuhej kjo, sepse nuk ka asnjë element faktik që do ta bënte të mundur këtë. Porositësit e vrasjes së Ivanoviç nuk kanë nënshtetësi shqiptare apo kosovare.
Ju jeni takuar shpesh me Vuçiç, në bisedimet për Kosovë, ka kërkuar ndarjen e saj ose shkëmbimin e territoreve?
Presidenti i Serbisë e dëshiron realisht një zgjidhje përfundimtare dhe po ashtu përshtypja ime është se ende nuk i qaset zgjidhjes përfundimtare me një vendimmarrje përfundimtare për ta këputur me shpatë. Dëshirën dhe vullnetin e ka, por ende është në një pikë ku nuk ka zgjidhje përfundimtare.
A bini dakord me deklaratën e ministrit Majko se bizneset e kufirit Kosovë-Shqipëri në rastin më të mirë kanë ngelur vetëm në vullnetin e mirë të qeverive?
E ka thënë në gjuhën e duhur, kush ka vesh le të dëgjojë se për kë bëhet fjalë.
A mendoni se ju si kryeministër se oligarkët po pengojnë shkëmbimin ekonomik mes dy vendeve?
Asaj që ka thënë Pandi nuk i heq asnjë presje, por nuk i bëj asnjë koment.
Shqetësim që duhet zgjidhur …?
Duhen dy për të kërcyer tango.
Faji në Prishtinë?
Jo nuk thashë.
Vota kundër në OKB, ka pasur reagim nga SHBA?
Nuk është votuar kundër SHBA. Ishte një pozicion i ndryshëm nga ai i SHBA.
Kundër, ndryshe do ishte abstenim …
Ne jemi një shtet, ku kohë më parë është më marrë një vendim që Shqipëria do të votojë në një linjë me BE. Ne nuk jemi një vend i BE apo që duam të anëtarësohemi, që duke ndryshuar votën aty do t’i çojmë një mesazh BE. Vendimi i marrë kohë më parë dhe nëse do të thoshim që kjo është një votë kundër SHBA, po ju them që rezoluta e votuar shumë kohë më parë është shumë më e rëndë.
Përse nuk u abstenuan?
Sepse ne duam që Shqipëria të jetë një shtet serioz. Shqipëria në të gjitha këto raste, kur ka ndarje mes aleatëve të mëdhenj, voton në union me BE. Kjo nuk është kundër SHBA.
Vazhdon…
Për lajm-shqip
Ylli Pata