Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se askush nuk i ka kërkuar në Gjermani arrestimin e Saimir Tahirit. Por ai tha se më është bërë vetëm një pyetje për të.
“Ne nuk ishim në Venezuelë por në Gjermani. Që e dijnë që kur marrin qumshtin e nënës se kur një çështje e ka drejtësia, s’ka punë politika”, tha Rama.
Rama e konsideroi vizitën si të sukseshme dhe se ka përmbushur objektivat. Sa i takon deputetit Gunther Krichbaum, Rama i dërgoi një përgjigje duke thënë se nuk është i surprizuar. Dhe se ai është thjesht një ligjvënës në Bundestag dhe ka peshë si gjithë të tjerët.
“Besoj që takimi me Merkel, që ka pasur edhe konferencën për shtyp, ka qenë një moment shumë me rëndësi. Shkëmbyem opinionet lidhur me raportin e progresit, rezultatet e arritura për hapjen e negociatave, dhe përmbushjen e parakushteve, sikur i konsideroi Merkel, ato që janë pjesë të procesit.
Në marrëdhëniet me KE, po ashtu kemi pasur edhe një bisedë goxha të gjerë lidhur me rajonin me zhvillimet në rajon me situatën”, tha Rama.
A iu përmëndi Merkel Tahirin?
“Me kancelaren kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e raportit të progresit, për ecurinë e reformës në drejtësi dhe patjetër për progresin e bërë me Vettingun. Që sikur e dini edhe ju përbën një moment me rëndësi dhe ka një vëmendje të vecantë nga Gjermania”.
Deputeti gjerman Krishbaum tha se në takimin që keni bërë në Berlin, ai u ka shprehur se rekomandimi ishte i parakohshëm dhe progresi nuk mjafton për të celur bisedimet, ju si iu përgjigjët?
Edi Rama rrëfen bisedën me Merkelin: Si më pyetën për Tahirin
Edhe Merkel foli për parakushte, cilat janë?
“Parakushtet janë parakushtet që përbëjnë të gjithë procesin e derikëtueshëm për të ardhur deri te raporti. Dhe jo për parakushte të tjera. Në bisedën me të i kemi prekur të gjitha, nuk kemi pasur objektiv që të marrim ‘PO’ publike të Merkel, apo të Gjermanisë gjatë kësaj vizite, pasi vetëm ata që nuk e kanë idenë mund ta prisnin këtë gjë.
Ka qenë e qartë, që vizita i shërben shpjegimit të të gjitha aspekteve dhe informacioneve të nevojshme. Për çdo aspekt në funksion të përgatitjes së opinionit, që Merkel tha se Gjermania do të marrë kohën e vet deri kur të japë qëndrimin e vet.
Përsa i përket për Krishbaum, ai nuk ma ka thënë këtë gjë, por nuk është surprizë për mua. Kështu e mendon, është një nga qindra deputetët e Bundestagut, mendimi i tij ka atë peshë që ka.
Por nuk më gjen të papërgatitur, por nuk përbën arsye për të ulur rezultatet e kësaj vizite”.

Për Lajm-shqip
Ylli Pata