Edi Rama flet për herë të parë për Hajdarmatajn: Taposi kokainën. Kryeministri ka folur menjëherë pas ikjes së opozitës nga Kuvendi. Ai ka deklaruar se për çështjen e akuzave për Fatmir Xhafajn është në dijeni edhe SHBA dhe BE.
Edi Rama flet për herë të parë për Hajdarmatajn: Taposi kokainën.
Rama e konsideron jo të drejtë akuzën e opozitës. “Ata e dijnë mirë se nuk e kanë me Fatmir Xhafajn. Edhe pse bënë çmos për të sjellë si zbulim një gjë të thënë e stërthënë që e dinë partnerët tanë dhe që nuk është ashtu siç thotë PD”, tha Rama. Ai për herë të parë ka folur për operacionet e kokainës. “Pasi kanabisi tashmë është histori. U ka mbirë kokainë në gojë, ç’nuk thonë. Por në fund është fakt se kokaina po nxjerr shumë gjëra të tjera. Ai që u arrestua në Gjermani nuk është i vetmi, por e vërteta është që prokuroria e krimeve të rënda ka tentuar të taposë këtë çështje. E vërteta do të vonojë por do të dalë”, tha Rama.

Për Lajm-Shqip
Ylli Pata