Njëri del nga Panairi dhe tjetri hyn. Kështu mund të thuhet për dy liderët e partive më të mëdha të spektrit politik shqiptar. Pak minuta, pasi Kryeministri Edi Rama, ka përfunduar vizitën në Panair, ia ka behur Basha.
Ndërsa Rama del nga Panairi, Basha hyn.
Vizita e Bashës është bërë në të gjitha pavionet, “Dita e Verës” Elbasan. Kryetari i PD-së ka qenë çift në Panair. Në krahun e djathtë të tij, bashkëshortja, Aurela. “Jam impresionuar nga disa prej tyre. Kam parë përparime në industrinë e mjaltit dhe fabrikën e paneleve fotovoltaike. I përmenda disa prej këtyre, sepse janë sektorë që meritojnë mbështetje nga shteti. Madje, edhe ulje dhe heqje taksash si dhe subvencione”,- ka deklaruar kreu PD-së. Në dalje të Panairit, nëpërmjet mediave, Basha ka përcjellë këtë urim: “ Nga kryeqyteti i Ditës së Verës, jap urimin për elbasanasit dhe gjithë shqiptarët. Ashtu siç çelin lulet në pranverë, ashtu çeltë edhe optimizmi dhe shpresa e çdo shqiptari”.


Për Lajm-Shqip
Alfrida Danushi