Habiten Gjermanët: Rama nuk tërhiqet kërkon negociatat dhe refugjatët, bashkë…Në pasqyrën e mediave gjermane, Shqipëria shihet si një vend i mundshëm për të zgjidhur konfliktet e brendshme politike në Gjermani lidhur me çështjen e azilkërkuesve.
Edi s’tërhiqet, kërkon negociata e refugjatë bashkë…lë me gojë hapur Merkel-ianët!
Pas shkrimit të ‘Deutsche Welle’, ku i mëshohet faktit se Shqipëria mund të shndërrohet në një vend për kampe refugjatësh, një tjetër media, ‘Focus.de’, e hap ditën sot me titull: ‘Pse Shqipëria mund të zgjidhë konfliktin e azilit’. Ja shkrimi i plotë i ‘Focus.de’:
Ngritja e një kampi refugjatësh në Shqipëri, mund të ndihmojë në mbajtjen e pushtetit të kancelares gjermane Angela Merkel. Por dhe të qetësojë ministrin e brendshëm Horst Seehofer. Me këtë lëvizje, Merkel do të plotësonte kërkesën e ministrit të brendshëm, që azilantët të mbeteshin nën mbikëqyrjen e BE, por jashtë saj. Kështu, partia e tij konservatore, mund të përfitojë nga një marrëveshje e tillë në zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa qeveria e koalicionit do të rimarrë stabilitetin.
Ja arsyet pse Shqipëria është e përshtatshme për pritjen e azilkërkuesve…
Më tej, në artikull shpjegohen disa arsye pse Shqipëria mund të jetë një vend i përshtatshëm për ndërtimin e kampeve të refugjatëve: Vendndodhja…Vendi i Ballkanit Perëndimor shtrihet në Mesdhe në buzë të rrugës “klasike” të Ballkanit. Për shkak të vendndodhjes së saj me dalje në det, Shqipëria do të ishte e përshtatshme si një pikë kontakti për ‘njerëzit e anijes’. Stabiliteti…Në dallim nga vendet e Afrikës së Veriut, si Libia, ekzistojnë struktura të qëndrueshme demokratike në Ballkanin Perëndimor. Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas (SPD) vlerësoi kohët e fundit reformat gjyqësore në Shqipëri.

Negociatat e pranimit si një levë e mundshme për BE – Megjithëse Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, BE ende ka leva politike: Komisioni i BE, kohët e fundit ka rekomanduar që negociatat për hapjen e bisedimeve për integrimin në BE të hapen me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo i jep Brukselit një mundësi për të ushtruar presion politik për të drejtuar vendosjen e mundshme të qendrave të azilit për përmbushjen e standardeve humanitare.
Shqipëria si vendi i Ballkanit Perëndimor shtrihet në Mesdhe në buzë të rrugës “klasike” të Ballkanit.
Rregullat e azilit të BE-së nuk zbatohen për Shqipërinë. Një avantazh tjetër nga pikëpamja e BE-së: Meqenëse Shqipëria aktualisht nuk është anëtare e BE-së, nuk zbatohen rregulla të tilla si marrëveshja e Shengenit ose sistemi i Dublinit. Kjo do të thotë, për shembull, se kontrollet kufitare në Shqipëri janë mjaft normale. Rregullat e Dublinit nuk funksionojnë atje: nëse një azilkërkues është regjistruar në Shqipëri, nuk ndikon që një vend i BE-së mund të jetë përgjegjës për procedurën e azilit.
Shqipëria po punon tashmë me BE, në disa nivele në fushën e migracionit
Ekziston tashmë bashkëpunimi për emigracionin. Shqipëria po punon tashmë me BE, në disa nivele në fushën e migracionit: Vendi kohët e fundit ka nënshkruar një marrëveshje me agjencinë e menaxhimit të kufirit të BE-së, Frontex për të mbrojtur më mirë kufijtë e jashtëm shqiptarë. Policia Federale është duke punuar dhe në nivel lokal me Shqipërinë. Ka gjithashtu bisedime dypalëshe me Austrinë. Qeveria shqiptare duket se ka frikë të bëhet rrugë e re e transit kalimi për emigrantët. Kjo tregon dy gjëra: Së pari, vetë Shqipëria ka një interes për të kontrolluar imigracionin. Së dyti, qeveria tashmë ka dëshmuar se është e gatshme të punojë me BE.
Këto janë arsyet pse Rama mund të thotë një ‘po’ të madhe, për ndërtimit të kampeve të refugjatëve
Kushtet humane për emigrantët. Agjencia e OKB-së për Refugjatët ka konfirmuar se emigrantët janë trajtuar mirë në Shqipëri deri tani. Kjo sugjeron që vendi gjithashtu do të jetë i gatshëm të garantojë standardet humanitare në qendrat e mundshme të azilit.
Ndërsa më tej në artikull, “Focus.de” raporton se: Qeveria shqiptare ende nuk e ka premtuar një gjë te tillë. Por dhe popullsia në Shqipëri është skeptike për këtë çështje. Më tej ‘Fokus.de’, prek akuzat dhe kundër-akuzat politike lidhur me një kamp të mundshëm refugjatësh në Shqipëri, apo pritjen e rreth 600.000 ish anëtarë të ISIS. Në fund, ‘Focus.de’, raporton se kërkesat e Brukselit mund të sjellin që Kryeministri Rama të pranojë ngritjen e qendrave të azilit në Shqipëri.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
26.06.2018