Edi Rama ka qëndruar një orë në zyrë me kryebashkiakun e Fierit.
Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i bashkisë Armando Subashi, bëri një ndalesë në qytetin e Fierit.
Ai ka qëndruar në zyrën e kreut të bashkisë për rreth një orë.
Nuk dihet axhenda e bisedimeve në këtë njëorësh.
Edi Rama qëndron një orë në zyrë me kryebashkiakun e Fierit…
Më pas Rama ka preferuar të eci në këmbë për të parë disa metra tej bashkisë prishjet në lumin Gjanicë.
Vizita e Ramës pas daljes nga zyra e kryebashkiakut drejt Gjanicës tregon se është folur në zyrë dhe për projektin e madh mbi këtë lumë.
Rama në mesin e vitit që shkoi në një takim të zgjeruar në Fier bëri disa premtime.
Ai u tha të pranishmëve se Gjanicën në 2018 do e shihni ndryshe.
Ai dhe Subashi e mbajtën fjalën.
Gjanica u shemb.
Aty fillon një projekt i madh urban.
Godinat u shembën katër ditë radhazi.
Rrafshimet e godinave në Gjanicë, Rama i “viziton” natën.
Vladimir Muçaj
07.02.2018