E vërteta rreth takimit të ambasadores shqiptare me palën greke…
Çështje tejet e diskutuar ka qënë edhe takimi i ambasadores shqiptare në Athinë me homologët grek. Pasditen e së hënës Ardiana Hobdari, është paraqitur në ambientet e Ministrisë së Jashtme të Greqisë për të dhënë shpjegime për vrasjen e Kostantin Katsifas në Bularat. E pyetur nga gazetarët rreth këtij takimi, ambasadorja, ka përgënjeshtruar çdo lajm rreth një takimi të tensionuar mes saj dhe homologëve grek.
Ka qënë thjesht një takim diplomatik- është shprehur A. Hobdari.
E vërteta rreth takimit të ambasadores shqiptare me palën greke…
Gjithashtu ajo sqaroi se ky takim u bë me synimin për të parashtruar qëndrimet e të dyja palëve rreth ngjarjes së 28 tetorit. Ambasadorja Hobdari ka theksuar se takimi mes dy palëve ishte tejet paqësor dhe se gjatë diskutimeve, rëndësi e veçantë ju kushtua depolitizimit të “Çështjes Katsifas”.
“Të dyja palët ramë dakord se kjo është një çështje e izoluar dhe nuk duhet të politizohet dhe nuk duhet të bëhet shkas për debat në marëdhëniet midis popujve tanë, pasi kemi më tepër gjëra që na bashkojnë sesa gjëra që na ndajnë”. ka përmbyllur ambasadorja.

Për lajm-shqip:
Fredjana Hamzallari
30.10.2018