Armand Skapi është një tjetër prej spiunëve të akuzuar nga opozita si negociatorë të detit me Greqinë. Nuk është vetëm oficeri i marinës Artur Meçollari, i cili kontestohet nga opozita. Por, cila është e vërteta e spiunëve te negociatorët e detit në Greqi?
Për negociatorët e detit në Greqi, është hedhur një akuzë edhe për Armand Skapin.

Ai është bashkëdrejtues i delegacionit dhe drejton zyrën e traktateve në MEPJ.
Opozita thekson se Skapi është shkolluar në Greqi, ndaj hap dyshime se është përpunuar atje.
Skapi ka kryer një trajnim për të Drejtën Ndërkombëtare të Detit në Rodos të Greqisë.
Sipas opozitës, çfarëdo vendimesh që të marrë drejtori do të paragjykohet.
Ndërkaq, ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Artur Meçollarin si Spiun.
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, general Xhemal Gjunkshi ka folur ndryshe.
Ai thekson se nuk është vënë në dijeni për aktivitetin subversive të Meçollarit.
Por nga ana tjetër, Gjunkshi, që është edhe deputet i PD-së, e ka vlerësuar marinarin.
“Ka vlerësimet e mia maksimale, është overqualified.
Për kualifikimin e tij kanë investuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Gjunkshi.
Sot jemi përpara një situate ku kemi dy rrugë: e para të ndalohet debati në “Pazar”.
Pasi bëhet fjalë për çështje të sigurisë kombëtare që nuk mundet të luhet në public.
E dyta, Presidenti Ilir Meta, duhet të verifikojë menjëherë akuzat për spiunazh.
Nëse është e vërtetë, jo vetëm zyrtarët nuk mund të rrijnë në punë, pork a edhe më.
Sipas Kodit Penal, spiunazhi është tradhti ndaj vendit dhe ajo dënohet me ligj…
Për Lajm-Shqip
Ylli Pata
27.02.2018