Në një kopësht zoologjik në Kinë, një Tigër ka shqyer kujdestarin i cili ishte kujdesur për të që këlysh.
Në momentin që tigri e sulmoi punonjësi me mbiemrin Wu, gjendej brenda kafazit metalik që përdorej për të kryer ushtrime stërvitore dhe shfaqje cirku.
Një zyrtar i qeverisë së qytetit Fuzhou në Kinën Lindore tha:
“Papritur tigri e sulmoi kujdestarin dhe e mbyti atë”.
Në pamjet e marra nga dëshmitarët tigri qëndronte mbi trupin e kujdestarit të pajetë, ndërsa dikush thërriste: “Lajmëroni policinë”.
Në disa pamje të tjera teksa tigri po sulmonte viktimën, stafi ka qenë duke e goditur atë me shkopinj.
Stafi është afruar tek viktima vetëm pasi ai kishte ndërruar jetë.
Kafshët po dërgoheshin për në cirk në provincën e Anhuit.
Shfaqja nuk kishte filluar pasi luanët ishin dërguar, por priteshin të mbërrinin edhe tigrat.
Një vit më parë një kujdestar kafshësh u vra në Indi dy javë pasi kishte marrë detyrën.
Anjaneya kishte hyrë në kafaz për t’i shërbyer atyre vaktin e mbrëmjes.
Babai i dy fëmijëve thuhet se nuk kishte patur përvojë me kafshët.
Një prej tigrave ju hodh atij duke e kafshuar në qafë, më pas e sulmoi edhe tigri tjetër.

Klajdi Thaçi
13.03.2018