E rëndë, vdes vajza nga fruthi, dy fëmijët e tjerë rëndë nga…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë-Arrëz. Një 15 vjeçare vdes si pasojë e prekjes nga fruthi, dy fëmijët e tjerë të familjes në gjëndje të rëndë nga fruthi.

Burime thonë se 15 vjeçarja ishte prekur nga fruthi ndërsa është kërkuar transportimi i tij për mjekim të specializuar. Terreni i vështirë dhe pamundësi si pasojë e bllokimit të rrugëve nga bora, ka qenë i pamundur. Trupi i pajetë po transportohet me helikopter drejt kryeqytetit. Situata agravohet edhe më tej. Te prekur nga fruthi janë edhe dy femijët e tjerë të kësaj familje. Po të njëjtjat burime bëjnë me dije se të dy fëmijët e tjerë po transportohen drejt QSUT-së. Burime konfidenciale thonë se viktima është një vajzë 15 vjeç. Ngjarja e rëndë është shënuar në familjen Prendi banues në Fushë-Arrëz.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj