Po shkonte për shtepi teksa është qëlluar për vdekje nga persona të paidentifikuar.
Bëhet fjalë për Ahmed Hussein-Suale në kryeqytetin Accra.
Ai ishte anëtar i Tiger Eye Private Investigations.
Mësohet se po investigonte korrupsionin në ligat e futbollit të Ganës.
Paratë e dhëna nën dorë nga Hussein-Suale çuan në ndalimin e përjetshëm të ish-kreut të Shoqatës së Futbollit të Ganës.
BBC Africa Eye bëri një dokumentar rreth skandalit në vitin 2018, pasi mori akses në hetimin e udhëhequr nga gazetari Anas Aremeyaë Anas, që drejton Tiger Eye.
Pas transmetimit të këtij dokumentari, një deputet kanadez shpërndau fotografië e gazetarit ku dhe bënte thirrje për arrestimin e tij.
“Nëse ai vjen këtu, do e rrah,” tha Agyapong, në një video të publikuar në faqen e internetit të gazetës Gana. “Çfarëdo që të ndodhë, unë do të paguaj.”
Në një postim në mediat sociale, Anas tha se nuk do të heshte pas vrasjes së anëtarit të ekipit të tij.
Hussien-Suale u qëllua dy herë në kraharor dhe një herë në qafë.
Erjona Keta
17.01.2019