Ngjara e rendë në martenitetin e Kukësit ku ndërroi jetë nëna me foshnjën, ka reaguar drejtori i spitalit. Sipas drejtorit Ismet Nika, pacientja është sjellë ne martenitet me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarje e rëndë në Kukës, nëna ndërroi jetë bashkë me foshnjen e saj.
Pacientja ishte me diagnozën fetus morti me laceracion dhe rupture të shprehur të uterusit. Në këto kushte 39 vjeçarja është reanimuar dhe është futur në sallën e reanimacionit. Sipas Nikës pacientja është mjekuar nga mjekë specialist gjinekologë, kirurgë dhe anestezistë reanimatore. Ndërkaq detaje rrënqethëse mësohen rreth jetës se 39 vjeçares. Burime konfidenciale thonë se pacientja ka tentuar disa herë të dëmtoje foshnjën në bark dhe të abortojë. Shkak për këtë kanë qenë gjëndja e vështirë ekonomike ku ajo jetonte. Gjatë ditëve të fundit mësohet se 39 vjeçarja ishte paraqitur në spital në gjendje të rënduar me hemoragji të shprehur. Teksa është futur në reanimacion burime nga bluzat e bardha thonë se gjendja e saj ka qënë tepër e rëndë. Ndërsa i është dhënë 5 njesi gjak dhe 3 njesi plazëm por ka qënë pa puls periferik gjatë gjithë kohës. Kjo ka sjellë edhe vdekjen e pacientes dhe foshnjës së saj. Ndërkaq vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj