E rëndë, Devoll godet me armën e gjahut gruan. Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Hoçisht të Devollit. Një 39 vjeçare është plagosur me armë nga bashkëshorti i saj.
Bëhet fjalë për Liza Bregun e cilë u plagos në këmbë ndërsa është transportuar drejt Tiranës.
Bluzat e bardha thonë se gjendja e saj paraqitet shqetësuese për shkak të plagës së rëndë. Burime nga blutë e Korçës thonë se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.
E rëndë, Devoll godet me armën e gjahut gruan.
Mësohet se gruaja është plagosur aksidentalisht në banesë.
Gjithçka ka ndodhur në momentin kur bashkëshorti, shtetasi P. B 50 vjeç, ka qenë duke pastruar armën e gjahut.
Ka qënë pikërisht bashkëshorti i cili e ka transportuar me urgjencë në spital. Ndërkaq vijon puna për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj