Një shqiptar është vrarë në burgun e Greqisë.
Ngjarja është regjistruar ditën e sotme ndërsa lajmi është bërë i ditur nga mediat greke.
Mësohet se i vrarë ka mbetur i dënuari shqiptarë, Albert Baku.
Ngjarja ka ndodhur në burgun e Koridhalos. Teksa kishte pak kohë që ishte transferuar nga burgu Chania.
Kujtojmë këtu, se shqiptari u dënuar për vrasjen e avokatit Michael Zafiropuloulos.
Ende nuk jepen detaje rreth ngjarjes së rëndë.
Mësohet gjithashtu se shqiptari është vrarë barbarisht brenda ambjenteve ku vuante dënimin.
Ledjona Xheladinaj
14.01.2019