Një nënë e re ka treguar historinë e saj të dhimbshme. Fqinja i mori bashkëshortin, ndërkohë ajo e kishte punësuar atë si dado të së bijës. Alexandra ishte e lumtur me jetën që bënte së bashku me bashkëshortin e saj Cameron dhe vajzën e vogël, 4 vjeçare. Gjithçka nisi të ndryshonte me ardhjen e një fqinje të re të quajtur Olivia, e cila vinte pas një divorci.
Në një intervistë për 9Honey, Alexandra zbuloi se si arriti të kuptojë marrëdhënien e fqinjes me bashkëshortin.
Të dy e afruan menjëherë, duke e ftuar në shtëpi dhe duke i ofruar që të kujdesej për vajzën ndërkohë që shijonin darkat romantike. Alexandra tha se e pëlqente shumë Olivian, për të cilën mendonte se ishte joshëse dhe me karakter të fortë.
Kur fqinja filloi të dilte me dikë, Alexandra vuri re se bashkëshorti i sillej ftohtë dhe i përgjigjej në mënyrë agresive.
E punëson si babysitter, gruaja rrëfen se si fqinja i mori bashkëshortin…
“Ai shihte ndonjë mashkull duke dalë nga shtëpia e Olivias dhe vinte më thoshte gjëra të tmerrshme për të, duke shtuar se Olivia meriton më shumë”, tregoi nëna e re.
Prej kësaj sjellje të pakontrolluar të partnerit të saj ajo kuptoi se Cameron bëhej xheloz për çdo mashkull që i afrohej Olivias. Me kalimin e kohës ai nisi të shkonte shpesh tek shtëpia e saj. Cameron justifikohej se e ndihmonte me mirëmbajtjen dhe për punë që mund të bëhen vetëm nga meshkujt.
Gjithçka u vërtetua një natë kur Olivia kishte pirë më shumë se ç’duhej dhe i tha: “Duhet të shohësh bashkëshortin tënd. Ai po bëhet djalë i keq.”
Kur u ballafaqua me Cameron-in, ai pranoi dashurinë që kishte për Olivian dhe u zhvendos tek shtëpia e saj. Pasi kanë kaluar dy vite nga kjo histori, ajo ka njohur një partner të ri, por vazhdon të mendojë për mënyrën e dhimbshme si përfundoi martesa e saj.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
25.05.2018