Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   5 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   5 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   5 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   5 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   5 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   5 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   5 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   5 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   5 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»17-vjeçari plagoset me thikë nga shoku i klasës, ja arsyeja

17-vjeçari plagoset me thikë nga shoku i klasës, ja arsyeja

3 vite më parë Komento

• Yzberisht, plagoset me thikë një 17-vjeçar, arrestohet autori

“Nuk e prisja që një zënkë e vogël të degradonte në plagosje me thikë, për më tepër brenda ambienteve të shkollës”.

“Që në 9-vjeçare shokët e klasës e ngacmonin, mendoj se debati shkoi deri në këtë pikë prej bullizmit”, është shprehur ditën e djeshme, 17-vjeçari Kostandin Bodini, pas sherrit të ndodhur disa ditë më parë në ambientet e shkollës së mesme profesionale, “Antonia Athanas”, në Sarandë.

17-vjeçari, i cili u plagos me thikë nga shoku i tij i klasës thekson se bashkëmoshatari i tij e sulmoi për shkak të bullizmit të ushtruar ndaj tij për një periudhë të gjatë kohe.

Në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare” i riu justifikon veprimin e shokut të klasës duke treguar arsyet e këtij xhesti, ndërkohë kërkon të merren më shumë masa sigurie në gjimnaz.

Gjithashtu, Bodini shprehet se konflikti nuk do vazhdojë më tej, por uron ndërgjegjësim të bashkëmoshatarëve të tij që një ngjarje e tillë të mos përsëritet më.

Mund të na tregoni se si ndodhi konflikti mes jush dhe shokut tuaj të klasës, ditën e hënë?

Nisi si një debat i vogël me fjalë brenda në klasë. Në konflikt si unë dhe bashkëmoshatari im po tregonin se kush ishte më i forti. Pastaj ai u çua të më gjuante, dhe unë e godita, gjithashtu. Në një momenti shoku nxori thikën dhe më qëlloi. Ne kemi dy vjet bashkë në një klasë. Ka ndodhur më përpara të kemi debate me fjalë, por vetëm kaq, jo deri në këtë pikë.

Si mendoni, pse shkoi debati deri në këtë pikë?

Atë e ngacmonin pak çunat, ushtronin bullizëm , pasi ishte me syze dhe ishte i urtë. Por këto ngacmime kishin nisur që në 9-vjeçare. Mendoj se kjo ka qenë arsyeja që ai arriti deri në atë pikë, nuk besoj se ka dashur të më lëndonte.

Çfarë ndodhi pasi u plagosët?

Pas sherrit shkova vetë në spital në këmbë, u mjekova, nuk ndenja as gjysmë ore, më dhanë mjekimin e duhur, më qepën plagën, gjithashtu, mora dhe recetë. Pas kësaj vajta në komisarit nuk bëra denoncim, e mbylla çështjen me kaq në mënyrë që mos të vazhdohej, sepse mendoj se ishte një reagim i pamenduar nga ana e tij, nuk e ka bërë me dashje.

A mund të parandalohej kjo ngjarje?

Mendoj se po, n.q.s. ndërgjegjësohemi, por kjo gjë duhet të fillojë nga të gjithë ne, duke u munduar të jemi sa më korrekt dhe miqësor me bashkëmoshatarët e tjerë që gjërat mos të aprovojnë deri në këtë pikë.  Kjo pasi personi që ngacmohet dëmtohet shumë psikologjikisht dhe mund të arrijë deri në një situata të tillë. Ndaj jemi të gjithë ne që duhet t’i  parandalojmë këto raste duke rregulluar gabimet në radhë të parë të vetes sonë.

A disponon shkolla masat e duhura që një rasti i tillë të mos përsëritet?

Në shkollën tonë nuk ka dhe aq masa sigurie, ka persona që ndoshta prej moshës dhe kontrollit të dobët qoftë nga familja, qoftë nga shkolla, marrin mjete si p.sh. thikë në shkollë, gjë që nuk duhet të ndodhi.  Duan të duken, të bien në sy dhe ndihen të fortë. Kemi dhe psikolog, por nuk mbaj mend të na ketë mbajtur ndonjë seancë këshillimi, apo që nxënësit t’i drejtohen për probleme të ndryshme. Nuk besoj se si psikolog është i duhuri, pasi nuk ka ardhur të na këshillojë apo të na thërrasë kur ka parë që jemi ndeshur me ndonjë problem.

Burmi: Konica.al

30.10.2017

17-vjecari plagoset shkolle thike 3 vite më parë
admin
Etiketime 17-vjecari plagoset shkolle thike
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Bashkia e Fierit i “shtrin” dorën Qeverisë qëndrore

Pasardhëse

Publikohet lista, Gjirokastra vendi më kursimtar në Shqipëri

Të Ngjashme

Protesta/ Policia: Mos dilni me makina, këto rrugë do të bllokohen…

Protesta/ Policia: Mos dilni me makina, këto rrugë do të bllokohen…

Klajdi Thaci 3 vite më parë
Kapet personi në kërkim, i dënuar nga dy gjykata …

Kapet personi në kërkim, i dënuar nga dy gjykata …

admin 2 vite më parë
Skadojnë 1.4 mln pasaporta dhe karta identiteti/ Rradhë të gjata për aplikime

Skadojnë 1.4 mln pasaporta dhe karta identiteti/ Rradhë të gjata për aplikime

Visar Quni 2 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com