Ne dy vitet e para te jetës, rreth 3 fëmijë ne 100 vuajnë nga alergjia e proteinave te qumështit. Ndërkohë qe behet diagnostikimi, atyre iu ndalohet pirja e qumështit te lopës dhe iu përgatitet qumësht pluhur ne biberon.
Kërkuesit e Zelandës se Re duke pare vështirësitë e mos pirjes se këtij produkti natyral kane menduar te prodhojnë një qumësht lope qe nuk përmban proteinën përgjegjëse për alergjinë. Ata nuk u munduan te shndërronin qumështin, por bene një modifikim rrënjësor gjenetik te lopës.
Duke u bazuar ne procedurat e klonimit ata krijuan lopën Daisy. Ajo është e para qe është modifikuar gjenetikisht dhe prodhon një qumësht pa beta-laktoglobuline, proteinën qe shkakton alergjie tek fëmijët. Shkencëtaret ndryshuan qelizat e lopës duke injektuar një molekule qe bllokon prodhimin e beta-laktoglobulines. Me pas, bërthama e qelizës u fut ne një veze se cilës i ishte hequr bërthama e mëparshme. Kjo veze u transplantua ne mitrën e një lope.
Megjithate shkencëtaret thonë se eksperimenti është ne hapat e para dhe duhet ende pune duke qene se nga qindra veze te transplantuara, u krijua vetëm lopa Daisy.
15.10.2012
Burimi: Kuriozitete.net
E pabesueshme: Nje lope prodhon qumesht...
E pabesueshme: Nje lope prodhon qumesht…
Etiketime albanian news alergjiket balkanweb gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema ikub.al kuriozitete lajm-shqip.com lajme nga bota lajme shqip.com lajme shqiptare lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit nga shqiperia lajmet sot lajmi lajmshqip lopa qumeshti