Ndoshta do ju duket e çuditshme, por në Rusi kanë rënë nga qielli 172 shufra ari. Në fakt kjo ka ndodhur për shkak të një defekti që ka pësuar avioni.
Një avion i cili transportonte ar ka pësuar një defekt, e për pasojë dera është hapur në ajër dhe rreth 3 ton e gjysmë ar ka rënë në pistën siberiane.
Ngjarja e çuditshme ku kanë rënë 172 shufra ari ka ndodhur në Yakutsk, në pjesën veri-perëndimore të rajonit.
Avioni An-12 po transportonte rreth 9 ton ar. Për këtë rast, në pyetje është marrë ekuipazhi.
E çuditshme, në Rusi nga qielli kanë rënë 172 shufra ari