Dy efektivë policie morën plagë të lehta një ditë më parë, pasi u goditën me sëpatë nga një 43-vjeçar me probleme mendore. 47-vjeçari e mbante të mbyllur në shtëpi djalin e tij 17-vjeçar. Ngjarja u shënua në lagjen “30 Vjetori” në Berat. Autori u neutralizua në një kohë të shpejtë nga policia. Kjo e fundit ishte njoftuar nga fqinjët e shqetësuar.
E mbante djalin mbyllur në shtëpi, 43-vjeçari godet me sëpatë 2 policët …
Shtetasi me inicialet A.D, 43-vjeç, për disa orë në shtëpinë e tij dhunonte psikologjikisht djalin 17-vjeçar, Xh.D., dhe e kyçi në banesë duke mos e lejuar të dilte. Ai kishte kujdestarinë e djalit pas divorcit vite më parë nga bashkëshortja e tij.
Ndodhur në kushtet e rëndesës së gjendjes për shkak se kishte probleme me shëndetin mendor, autori mbante djalin të izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar policia.
Pas denoncimit nga fqinjët e shqetësuar, uniformat blu dhe forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri. 43-vjeçari nuk pranonte të vetëdorëzohej.

“Shtetasi A.D., gjithashtu kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë për t’ju shmangur shoqërimit, duke i goditur me sëpatë e sende të forta. Për pasojë u dëmtuan lehtë dy efektivë policie”, bëjnë me dije uniformat blu.
E mbante djalin mbyllur në shtëpi, 43-vjeçari godet me sëpatë 2 policët …
“Më datë 23.06.2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.D, 43 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat. Arrestimi i tij u krye pasi në banesë në lagjen “30 Vjetori”, ka mbajtur peng djalin e tij shtetasin A.D, 17 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Shtetasi A.D gjithashtu kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë për tju shmangur shoqërimit”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 110, 236/2, 130/a dhe 274 të Kodit Penal.
Adoleshenti u mor në pyetje, nga ku ka rikonfirmuar se shëndeti mendor i të atit ishte në përkeqësim. Ndaj dhe ditën e djeshme pas një debati mes tyre. Ai e kishte mbajtur peng, duke mos e lejuar që të dilte jashtë, e madje e kërcënonte.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
24.06.2018