E keni provuar ndjesinë e frikës nga lumturia? Arsyeja është…
Nëqoftëse e keni provuar ndjesinë se diçka tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë, dhe kështu ju pajiseni me frikën për të përjetuar lumturi, atëherë na lejoni t’ju themi se kjo është shenjë e sindromës Kerofobia.
Kerofobia (cherophobia) vjen nga fjala greke ‘chairo’ që do të thotë “unë gëzohem”.
E keni provuar ndjesinë e frikës nga lumturia? Arsyeja është…
Nuk flitet për aktivitetet e frikshme, por për frikën tuaj se nëse e lëshoni veten të jeni i lumtur, mund t’ju ndodh diçka e tmerrshme.
Kerofobia nuk ka një përcaktim të saktë, por është shfaqur si term në edicionin e fundit të Diagnostic Statistical Manual of Mental Disorders, që është burimi kryesor i diagnostifikimit të kushteve të shëndetit mendor.
Por, disa mjekë ekspertë e klasifikojnë kerofobinë si një formë ankthi.
Dikush që ka kerofobinë, ndoshta nuk është i trishtuar tërë kohës, por thjesht mundohet të shmang ngjarjet apo aktivitetet që i sjellin lumturi e gëzim.
Disa nga simptomat e saj janë:
- Ankth kur jeni të ftuar në tavolinë miqësore
- Anashkalimi i mundësive që mund të çojnë drejt ndryshimeve pozitive të jetës, duke pasur frikë nga diçka e keqe e hamendësuar
- Refuzimi i marrjes pjesë në aktivitete “zbavitëse”.
- Mendimi se lumturia ju bën një njeri të keq.
- Besimi se të shfaqësh lumturi është keq për ty, miqtë dhe familjen.
- Mendimi se përpjekjet për lumturi janë thjesht humbje kohe.