Një foshnje e porsalindur e seksit femër u gjet nga punonjësit e pastrimit në mesin e mbeturinave në lagjen Esenyurt të Stambollit të mërkurën në mëngjes. Pastruesit thanë se po dëgjonin foshnjën duke qarë dhe menjëherë lajmëruan policinë për këtë zbulim të pazakontë. Një njësi policore dhe një ekip mjekësor nxituan menjëherë në vendngjarje.
E gjejnë foshnjen e porsalindur tek plehrat, ja çfarë bëjnë me të
Stigmatizimi i femrës, kushtet e rënda sociale dhe mospranimi i fëmijës nga i ati, vazhdojnë të jenë disa prej arsyeve që dhjetëra femra të heqin dorë nga fëmijët e tyre, duke i braktisur kudo, e në rastin më të mirë në ambientet e spitalit. Një ndër fazat më të vështira të fëmijëve të braktisur është përballja me veten, se kush me të vërtetë është ai.
Hetimet janë iniciuar nga policia lokale. Vajza e vogël u dorëzua tek nje ekip mjekësh pediatër të zonës pasi kontrolli i duhur u krye nga ekipet mjekësore ne vendngjarje.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj