Gjithnjë performancat e saj në skenën muzikore janë tepër të bukura dhe të veçanta, ndërkohë që asnjëherë nuk lodhet pavarësisht angazhimeve të shumta.
Jennifer Lopez, nëna e dy binjakëve në një intervistë rrëfen momente nga jeta e saj familjare dhe profesionale.
Gjatë udhëtimeve për turneun “Dance Again”, këngëtarja shoqërohej nga dy binjakët 3-vjeçar Max dhe Emme, nga i dashuri dhe njëherësh koreografi kryesor Casper Smart, nga grupi i parukierëve, stilisti i veshjeve, trajneri, menaxherët e turneut dhe shumë asistentë, raporton noa.al.
Pavarësisht kaosit, Jennifer pranon se përpiqet të bëjë më të mirën e mundshme për t’i marrë gjërat me thjeshtësi.
“Më pëlqen ideja e udhëtimit, e të dukurit bukur dhe realizimi i gjërave të mira. Kështu që i përgatis vet valixhet, vishem vet, iu kreh fëmijëve flokët si dhe përzgjedh rrobat e tyre. Këto gjëra e bëjnë jetën tonë të bukur”, shprehet ajo.
Ndërkohë që para se të festonte ndërrimin e viteve, Jennifer ka postuar një fotografi ku shfaqet pranë tryezës festive në shtëpinë e saj.
Ajo ka rrëfyer momente të veçanta të jetës së saj në numrin e ri të Harper Bazaar ku shprehet se është kërcimtare, këngëtare dhe aktore.
04.01.2013
Burimi: NOA