E dini pse meshkujt sëmuren më shpejt se femrat? Prej dekadash është përfolur për të ashtuquajturin “gripi i burrave.”
Një mjek kanadez, i quajtur Dr. Kyle Sue, gjetjet e të cilit janë publikuar te Revista Mjekësore Britanike, pretendon se ndryshimet psikologjike mes burrave dhe grave mund të çojnë në reagime të ndryshme ndaj ftohjeve dhe viruseve.
“Sipas studimit, meshkujt kanë një sistem imunitar më të dobët kur bëhet fjalë për infeksionet e zakonshme virale dhe gripit.”
“Kjo vihet re në faktin që ata kanë simptoma më të përkeqësuara,. Këto simptoma zgjasin më shumë, dhe janë më të predispozuar që të përfundojnë në spital.”
Sue analizoi një sërë studimesh. Në këto studime janë përfshirë si kafshë ashtu edhe njerëz, dhe zbuloi se testosteronet mund të ngadalësojnë reagimin e sistemit imunitar ndaj gripit, ndërsa hormonet e seksit femër mund ta rrisin atë.
www.lajm-shqip.com