E dhimbshme, apeli i nënës së Enkeledës që humbi trinjakët në Bulqizë… Gruaja e cila lindi tre fëmijë të vdekur në qytetin e Bulqizës mori vëmendjen e të gjitha mediave kombëtare. Vetë Enkeleda pohoi se si mjekët në Tiranë refuzuan shtrimin e saj duke i thënë se nuk ishte e nevojshme. Edhe pse kaloi një traumë të rëndë duke humbur tre fëmijët e saj, Enkeleda u shpreh se para një muaji kur ishte për kontroll në spitalin e Tiranës, iu kishte kërkuar mjekëve ta shtronin pasi nuk ndjehej mirë. Por sipas Enkeledës, ata i kanë thënë që duhej të shkonte për kontroll pas një muaji, të cilin e plotësonte këtë të shtunë. Ndërkohë me hidhërimin e humbjes së tre nipërve, nëna e 31 vjeçares kërkon nga Ministria e Shëndetësisë të marrë masa e të plotësojë me mjek gjinekolog spitalin e Bulqizës,që fatin e tyre të mos e ketë asnjë vajzë tjetër.
E dhimbshme, apeli i nënës së Enkeledës që humbi trinjakët në Bulqizë
Nëna e Enkeledës: Stafi i spitalit të Bulqizës ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm. Zona jonë është një zonë e thellë, është një zonë e shpërndarë. Ka nevojë për gjinekolog këtu sepse këto punë nuk presin kur të vijnë prej Tirane. Mua si nënë më mbetet merak me thënë të drejtën
Mungesa e një inkubatori në spitalin e Bulqizës dhe mangësia në personelin mjekësor reduktoi shanset per mbijetesë te tre foshnjave.
Erjona Keta
09.12.2018