Dy shqiptarë, Armando Xifaj dhe Ermir Daci të moshës 47 vjeçare janë në pranga në provincën e Komos. Ata akuzohen për posedimin e 17.5 kg heroinë dhe 9 kg substancë që përdoret për prerje. Vlera e drogës kalon 300 mijë euro, shkruajnë mediat italiane.
Dy shqiptarë u kapën me 17 kg heroinë, janë tashmë në pranga.
Droga është sekuestruar në banesat e tyre. Agjentët kanë sekuestruar edhe një peshore e 5 mijë euro.
Heroina ishte e ndarë në 33 pako.
Ata akuzohen për shpërndarje droge. Ka nisur hetimet për të identifikuar edhe një shqiptar të tretë i cili dyshohet i përfshirë në këtë trafik droge.
17.02.2018