Dy persona janë plagosur pas një aksidentit automobilistik të ndodhur në afërsi të Fratarit në segmentin rrugor Levan-Tepelenë.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të një frenimi në kushtet e lagështisë në trupin e rrugës.
Të ngjashme mund të lexoni:
Dy të plagosur pas aksidentit në rrugën Levan-Tepelenë
Burime të policisë thanë se mjeti Opel drejtuar nga 58-vjeçari G.M është përplasur me një “Volksvagen” drejtuar nga 31-vjeçari G.H.
Për pasojë janë plagosur pasagjerët V.L dhe F.G vjeç 53 e 33 banues në fshatin Zhulaj të Tepelenës.
Të dëmtuarit janë përcjellë për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.
Dosja me të dhënat e aksidentit u përcollën për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e rrethit të Fierit.
Gjatë 24 orëve të fundit për shkak të prezencës së lagështisë në këtë aks ka patur disa aksidente më të lehta.
Për lajm-shqip
Engjëll Serjani