Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia pasi në automjetin e tyre është konstatuar drogë.
Pasi kanë parë që janë pikasur nga Policia, ata janë larguar me shpejtësi, duke braktisur automjetin, për të shmangur arrestimin.
Dy të shpallur në kërkim, u konstatuan me drogë
Sipas të dhënave personat e shpallur në kërkim janë:
Genti Muceku, 20 vjeç, banues në Tiranë;
Dhe shtetasi, D.U, 22 vjeç, banues në Shkup-Maqedoni.
Shtetasit e lartpërmendur janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, me mjetin tip “Ford” me targa AA 296 IK, me drejtues, Genti Mucekun.
Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë përzgjedhjen e tij, për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.
Në këtë moment drejtuesi Genti Muceku, është larguar me shpejtësi me mjetin të cilin ky shtetas e kishte marrë në përdorim.
Duke kundërshtuar dhe mos iu bindur në këtë mënyrë urdhërit të punonjësve të Policisë.
Forcat policore janë angazhuar dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Përgjatë aksit rrugor Qafë Thanë-Prenjas-Urakë, ku mendohej se këta shtetas mund të kishin lëvizur u gjet edhe mjeti i braktisur prej tyre.
Gjatë kontrolleve të shumta që Policia ushtroi, në pjesë të ndryshme të këtij aksi, u gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 6 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa me peshë 6,3 Kg.
Sasi, e cila dyshohet të ketë qenë në posedimin e dy shtetasve të mësipërm.
Për Lajm Shqip
Ledjona Xheladinaj