Ditën e djeshme u raportua se në fshatin Kraps të Fierit, në një banesë u sekuestruan 310 kg kanabis sativa e paketuar. Dy persona u vunë në pranga për sasinë e hashashit të kapur.
Dy persona në pranga për sasinë e hashashit të kapur.

Në vijim të punës hetimore të kryer nga Sepecialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Fier, u arrestuan sot dy persona. Autorët e dyshuar të cilët posedonin lëndën narkotike janë Velo Myrtaj, 28 vjeç dhe Gramoz Shakaj, 33 vjeç. Ata janë prangosur sot paradite dhe janë izoluar në ambjentet e drejtorisë së policisë.
Lënda narkotike ishte gati për treg ose për t’u shitur. Lënda narkotike, thanë burimet policore, është “mall” nga prodhimi i vitit të kaluar.
Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj
Të ngjashme mund të lexoni: