Një rrugë fillimi i së cilës është përuruar nga Berisha kryeministër, është inspektuar sot nga dy ministra të qeverisë socialiste.
Është një shmangie e rrugës Librazhd-Pogradec për të shkurtuar distancën e saj drejt Korçës.
Pikërisht në qendër të Njësisë Administrative të Qukësi, pesë kilometra pa vajtur në Prrenjas , nis Byj-passi.
Këtu u hodhën kazmat e para në vitin 2009 , shiriti fillues i së cilës u “prek” nga ish-kryeministri Berisha.
Rruga do të ndiqte fshatin Karkavec për të dalë në Qaf-Plloçë mbi qytetin e Pogradecit.
Sikur të kishte mbaruar të gjitha automjetet do të bënin rreth 40 kilometra më pak drejt Korçës. Ajo ka mbetur aq sa u punua në një viti e gjysëm qëkurse nisi. Afatin e mbarimit e kanë dhënë dy ministrant socialistë , më 2019 !
Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri i Financave Arben Ahmetaj, deputetët Shalsi, Balla e Belba të gjithë sëbashku në inspektimin e punimeve të rrugës Qukës-Qafë-Plloçë.
Gjiknuri ka pohuar se kjo rrugë nisi pa një projekt dhe konsiderohet si nga ato të shumta investime që janë trashëguar si problematike.
Ndërsa ai që zgjidh “qesen”, i Financave , Ahmetaj , garantoi se Qeveria ka një plan të qartë në buxhetin afatmesëm për të kaluar në projektin “one billion! Pas tij Shalsi tha se nga fjalët u kalua në vepra duke futur në këtë togfjalësh edhe rrugën në fjalë.
Kryetari i grupit Parlamentar, Taulant Balla deklaroi : – “ Investime kaq të rëndësishme ishin lënë pas dore pasi niseshin vetëm për përfitime elektorale. Ne do të bëjmë realitet këtë rrugë brenda dy viteve”.
Rruga Qukës-Qafë- Plloçë shkurton afro 40 kilometra për të gjithë automjetet që vijnë nga Korça apo Juglindja e Shqipërisë. Për këtë Qeveria ka investuar 152 milionë dollarë për afro 50 kilometra rrugë devijuese. Rruga ndihmon në infrasterukturë dhjetra fshatra , nëpër të cilat kalon.
Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi