Tregtarët kanë bllokuar për disa minuta rrugën në shenjë proteste kundër tregtarëve të jashtëligjshëm.
Në një kohë kur fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm, ata deklarojnë se përballen çdo ditë edhe me 800 tregtarë ambulantë, jashtë ambienteve të tregut. Ata vazhdojën aktivitetin e tyre të pa licensuar.
Janë rreth 1300 të vetpunësuar në këtë treg që mbajnë familjen me të ardhurat që nxjerrin nga kjo tregti. Nëse pushteti vendor nuk merr masa, për largimin e tregtareve të jashtëligjshëm, të gjithë tregtarët e Tregut Industrial Durrës, rrezikojnë t’i shtohen armatës së të papunëve.
Ata kanë paralajmëruar, se nëse kjo protestë e sotme e tyre, nuk merret parasysh, do ti përshkallëzojnë ato. Në ditët në vijim, nëse Policia Bashkiake nuk ndërhyn, nga ana e tregtarëve do të ketë të tjera protesta, këtë herë para bashkisë dhe prefekturës për t’i lëshuar një sinjal të fortë institucioneve vendore.