Aksident i rëndë në Durrës, përplaset nga makina, humb jetën. Viktima nuk është identifikuar ende nga Policia.
Aksidenti Durrës, përplaset nga makina, humb jetën.
Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga Policia e Durrësit, ora shënonte rreth 17:45, kur në lagjen 17, një mjet me targa “AA 787 RZ” me drejtues D.K. ka aksidentuar një shtetas i cili udhëtonte me biçikletë. Ky i fundit ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
“Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, njofton Policia. Ndërsa në vendngjarje ndodhen efektivë të Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.