Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim:
• S.Th. 15 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi I mësipërm, më datë 04.10.2017, rreth orës 20:50, në lagjen Nr.18, Durrës në bashkëpunim me shtetasin Gj.Sh. (shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij) 31 vjeç kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit J.B. 29 vjeç. Banues në Durrës dhe M.P. 23 vjeç, banues në Durrës.
Për pasojë është plagosur në këmbë shtetasi M.P.Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Vrasja në rrethane të tjera cilësuese” në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 79/dh, 22, 25 dhe 278/ 5 të Kodit Penal.
Specialistët në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë:
• Maliq Veshti 67 vjeç, banues në Krujë.
Në fshatin Kamerras, është konstatuar nga Shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt pa leje. Në një sipërfaqe toke, e cila është në pronësi të shtetasit A.Q. 51 vjeç.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë. Për veprime të mëtejshme për veprat penale” Ndërtimi I paligjshëm ” dhe” Pushtimi I tokës” parashikuar në nenet 199/a/ 2 dhe 200 të Kodit Penal.
Për Lajm Shqip
Silvi Feimi