Ngjarja e rëndë, ka ndodhur në Durrës, ku 77 vjeçarja, mbytet në pusin e shtëpisë së saj. Gjithsesi, një grua e moshuar, me inicialet S. M., ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike, duke u mbytur në pus.
Durrës: Mbytet në pusin e shtëpisë së saj, gruaja 77 vjeçare!

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 10:20, në lagjen Nr.18, në qytetin bregdetar të Durrsit. Ndërsa shtetësia me inicialet S. M., 77 vjeçe, është gjetur e mbytur në pusin e banesës së saj private. Kanë qenë familjarët e viktimës ata që kanë gjetur dhe e kanë nxjerrë nga pusi, trupin e pajetë të të moshuarës.
Nuk dihet ende se si ka përfunduar brenda në pus, gruaja 77 vjeçare, por paraprakisht dyshohet, se mund të ketë qenë duke mbushur ujë, dhe është rrëzuar. Gjithsesi, Policia dhe grupi hetimor të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa po punojnë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili