Pesë nxënës janë paraqitur në spitalin e Durrësit me shenja helmimi. Policia thotë se ata konsumuan ushqime që kishin blerë në dyqanet pranë shkollës.
Gjendja e tyre është normalizuar pasi kanë marrë mjekimin, shkruan opinion.al.
5 nxënës helmohen në Durrës në një shkollë 9 vjeçare
Njoftimi i policisë
Më datë 22.01.2018, shtetasit L.R, K.N, L.L, F.Xh dhe F.H, vjeç 11, 11, 11, 11 e 11, banues në Durrës, nxënës në klasën e pestë të një shkolle 9-vjeçare kanë konsumuar në shkollë disa produkte ushqimore si haribo, byrek, hamburger e sanduiç dhe më pas kanë ndjerë shqetësime me dhimbje e të vjella, të cilat pasi kanë marrë mjekim në urgjencën e Spitalit Rajonal, janë larguar pa probleme për shëndetin.Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.
23.01.2018