‘I dënuari në Itali merr pagë të majme nga Bashkia Durrës, pasi ai ka në përdorim skafin e rojes bregdetare. Kjo do të thotë se Kryetari i Bashkisë Vangjush Dako, i var ujkut, mëlçitë e qingjit në qafë…!
Durrës: Vangjush Dako, i var ujkut, mëlçitë e qingjit në qafë…!
Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi denoncimin. e një qytetari dixhital, nga Durrësi, sipas të cilit një person i dënuar në Itali “ka skafin e rojës bregdetare Durrës. Ndërsa ai paguhet nga bashkia Durrës për monitorimin e plazhit, por që e përdor për interesa personale”. Ja çfarë shkruan Berisha në postimin e tij.

Në narkoshtetin e Noriegës, trafiqet dhe korrupsioni janë kriter themelor për ngritje në detyrë dhe punësim
“Mirëmbrëma Doktor Berisha! Jam një qytetar nga Durrësi që dua të denoncoj këta njerëz të korruptuar deri në thelb. Ervin Gagani trafikant droge i dënuar në Itali në mungesë. Elton Gagani ka skafin e rojës bregdetare Durrës që merr taksa nga bashkia Durrës për monitorimin e plazhit po që e përdor për interesa personale. Nusja Elton Gaganit është e dënuar nga Gjykata e Durrësit për shpërdorim detyre tek QKR në Durrës dhe vazhdon akoma mban pozicionin e shefes në bashkinë Durrës. Vazhdon akoma merret me afera në bashkinë Durrës. Këta janë më të korruptuarit e Durrësit për korrupsion për vende pune dhe janë më të inkriminuarit e rilindjes. Janë thjesht të pathyeshëm nga mbrojtja që i bën kryetari. Ju lutem anonim. Ju uroj shëndet, mbarësi Zoti Berisha.”
Kështu mbyllet postimi në FB, i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Për Lajm-Shqip
Leonard Xhelili