Dule nuk ka kursyer me akuza Kryeministrin e vendin edhe në një ceremoni homazh. Vangjel Dule e ka motivuar me patriotizëm vizitën e tij në qytetin juglindor, Korçë. I pranishëm, për të mos thënë enkas. Ai ka qenë në ceremoninë e përvitshme të varrezave në Boboshticë.
28 tetori është një mesazh për të gjithë popujt, që idealin e lirisë e kanë të shenjtë e të panegociueshem – ka deklaruar Dule para pjesëmarrësve në ceremonë e bërë në nderim të të rënëve grekë të luftës së viteve ‘40.
Më pas ai ka shtuar se
Duhet të jemi të qetë dhe krenarë për marrëdhëniet, që kemi ngritur në boshtin mes dy popujve. Janë marrëdhënie në nivele të larta.
Ndërkohë ai ka anatemuar kreun e ekzekutivit, kur ka deklaruar se:
Nëse ka një problem midis vendit tonë dhe Greqisë, fatkeqsisht, ai është vetëm Kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili nuk i shërben axhendës tradicionale të marrëdhenieve midis dy vendeve, por por kërkon të imponojë një axhendë, që është në diskorkordancë të plotë me ndjenjat dhe dëshirat e popullit shqiptar.
Qëndrimin e Kryeministrit ndaj kësaj axhende tradicionale ai e konsideron personale kur në deklaratën e tij ka shtuar :
Ky qëndrim i shërben vetëm axhendës personale dhe ambicjes se zotit Rama. Kur popujt kanë gjetur gjuhën, nuk ka lidership, që mund të dalë mbi të”. “Është një parantezë e zotit Rama me hijet e tij. Kalimtar do të jetë. Mbi të qenit partnerë dhe aleatë në Nato, sot dhe në BE nesër. Jemi popuj fqinjë, ndër rastet e rralla të historisë që nuk i jemi kundërvënë njëri- tjetrit”. Nëse i referohesh sentencës së fundit të deklaratave Dules . duket , se ai, ose ka harruar, ose anashkalon me dashje, provokacionet greke të vitit 1949 në kufirin tonë jugor, që përfundoi edhe me të vrarë !
Për “Lajm-Shqip”
Ledjona Xheladinaj