Lideri i PAA-së Agron Duka, është shprehur në emisionin “360 Gradë” në Ora News, se politika nuk ka dashuri.
Ndër të tjera Duka tha se ai mund të dalë nga koalicioni opozitar në rast se mund të ketë divergjenca.
Pjesë nga intervista:
“Dashuria në politikë nuk ekziston.
Ka marrëdhënie pune si në çdo fushë tjetër.
Unë kam dhënë kontribut në Partinë Socialiste.
Siç jam sot në opozitë dhe nuk do të thotë se jam dakord me Bashën për shumë probleme dhe nesër mund të divorcohem politikisht.
Problemi është se nuk mund të shihet bardhë e zi.
Njeriu është i lirë të veprojë”, tha Duka.
Visar Quni
05.02.2019