Për 15 javë, programi emocionues në “Top Channel”, “Dua të të bëj të lumtur” solli histori të jashtëzakonshme, të cilat përfshinë të gjithë shqiptarët.
‘Dua të të bëj të lumtur’ ia kalon finales së ‘Champions League’, renditet e…
Dhe pasi fitoi çdo javë pikën më të lartë në audiencë përballë konkurrentëve, “Dua të të bëj të lumtur” arriti të mposhtë edhe javën që lamë pas një prej eventeve më të rëndësishme sportive të vitit, siç është finalja e “Champions League”.
Raporti i audiencës së matësit “Abacus” e tregon qartë se “Dua të të bëj të lumtur” qëndron e para në renditjen me 21% share. Programi i Arbana Osmanit do të mbajë këtë javë finalen e madhe. Në finalen e madhe do të ketë shumë surpriza dhe të ftuar specialë.
