Dru e gurë ndaj 23 vjeçarit për një ngastër toke. Për një copëz toke në mal, një 23 vjeçar është goditur për vdekje. Ngjarja ka ndodhur në Polisin e largët të rrethit të Librazhdit. Sipas njoftimit zyrtar të Komisariat Policisë Librazhd, mësohet se është bërë një arrestim mbrëmë natën.
Dru e gurë ndaj 23 vjeçarit për një ngastër toke….
Burimi në fjalë saktëson se më datë 28.07.2018, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M, 44 vjeç.
Ky është banues në fshatin Polis, rreth 40 kilometra në Jugperëndim të Librazhdit. Arrestimi i tij është kryer, pasi ky shtetas në malin e fshatit Polis për motive pronësie, ka goditur me mjet të fortë (dru), shtetasin F. Zh., 23 vjeç .
Fillimisht 44 vjeçari e ka gjuajtur me gurë në distancë të riun. Edhe ky banues po në Polis, madje bashkëfshatar me dhunuesin. 23 vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi